Languages

MANIFEST

Mirësevini në një hapsire të përbashkët ku mund të ndani ide, informacione, lajme, njohuri, reflektime. Jeune Europe nuk është vetëm një emër, është një dritë që ndriçon rrugën tonë duke filluar nga historia europiane e shekullit XIX, plot me ndryshime dhe fermentime. Në fillim, “La Jeune Europe” ishte një grup intelektualësh europianë, i themeluar në idetë e Mazzinit, me një ideal specifik: “Bashk për të ndërtuar një Europë të popujve”.

Qellimi i projektit është të ndajë ide, informacione, lajme, njohuri dhe reflektime mes njerëzve me origjinë dhe fusha te ndryshme studimesh, për të ndjekur përparimin holistik përmes shkëmbimit. Njëqind vjet pas Luftës së Parë Botërore që vuri të rinjtë europianë njëri kundër tjetrit, tridhjetë vjet pas lindjes së projektit Erasmus që lejoi krijimin e lidhjeve të reja midis të rinjve europianë, sot kemi mundësinë për të drejtuar Europen drejt integrimit të plotë, në mënyrë që ta bëjmë Europën dhe vlerat e Europës një fener për të gjithë botën.

Debati për ekzistencën e kufijve dhe përzierjes kulturore nuk është vetëm aktual, por është dhe i nevojshëm. Në mundësitë që na ofrohen ne të rinjve në kontekstin aktual evropian, kemi gjetur kushte për të kapërcyer pengesat përmes shkëmbimit kulturor dhe intelektual midis njerëzve nga e gjithë bota. Sot, teknologjia lehtëson shkëmbimin e njohurive dhe vlerave thelbësore për të krijuar një Evropë të re, më të madhe dhe më të fortë, prandaj çdo vizitor në blog do të ketë mundësinë të marrë, shkëmbejë njohuri dhe të marrë pjesë në përmbajtje në blog duke kontaktuar autorët. Meqenëse objektivi i blogut është që të ketë përmbajtje cilësore të rëndësishme në çdo fushë tematike, artikujt e paraqitur nga vizitorët në blog do të ekzaminohen nga autorët që do të vlerësojnë mundësinë nëse do ta publikojn.

Për më tepër, duke qenë se objektivi i blogut është te përfitojsa më shumë që të jetë e mundur nga shkëmbimi, përmbajtja e tij ka të bëjë me fusha të ndryshme tematike, pa kufizime dhe çdo artikull i botuar shpreson, të paraqesi, pikënisjen për diskutime që mund të thellojnë temën dhe të krijojnë njohuri dhe këndvështrime të reja, përmes dialogut. Edhe nëse çdo temë pranohet në blog, më shumë rëndësi do tu jepet atyre temave që kanë të bëjnë me Evropën. Autorët jo-evropianë japin një kontribut të veçantë në blog. Këta autorët  kanë të drejtë të botojnë artikuj në fusha të ndryshme si autorët e tjerë dhe mund të japin një pamje të jashtme të Evropës.

Si brezi i ri evropian, do të duhet të përballemi me sfidat që e ardhmja na imponon. Disa rrugë, siç është ndërtimi i paqes në Evropë, tashmë janë ndërmarrë dhe ne kemi për detyrë ti ndjekim dhe ti mbrojmë. Rrugët të tjera, si ndryshimi i klimës, janë sfida që varen plotësisht nga ne.

“Jeune Europe” është një mënyrë për tu njohur, për tu rritur së bashku, për të zvogëluar distancat midis nesh, për ti bërë të njohur botës se çfarë jemi dhe çfarë mund të bëjmë për të ardhmen tonë. Eshtë përgjegjësia jonë të marrim më të mirën nga e kaluara, të përfitojmë nga mundësitë e së tashmes, të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

Ne, Evropa, mund tja dalim.

Translated in Albanian by Enerlida Liko

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
 © Jeuneurope 2020
 © Jeuneurope 2020

Headline

Never Miss A Story

Get our Weekly recap with the latest news, articles and resources.
Cookie policy
We use our own and third party cookies to allow us to understand how the site is used and to support our marketing campaigns.

Hot daily news right into your inbox.